Gjykata e Gjakovës

Gjakovë, shtyhet seanca e mosraportimit ose raportimit të rremë të pasurisë ndaj ish-asamblistes

Seanca e sotme ndaj Rina Domi-Nixha, e akuzuar për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, nga gjykatësja e rastit Diana Sina, u shty për datën 30 nëntor.

Shkak i shtyerjes së kësaj seance ishte mungesa e të akuzuares, për të cilën gjykata nuk kishte pranuar fletë kthesë të ftesës së saj të rregullt.

Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori Ismet Tofaj, Rina Domi-Nixha si këshilltare e Asamblesë Komunale në Gjakovë me 12 mars 2017, paraqet të dhëna jo të sakta për periudhën kohore janar-dhjetor 2016, edhe pse ka qenë e derytuar të paraqet të dhëna të sakta.

Aktakuza thotë që në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk e deklaron biznesin e babës së saj N.T.SH “Domi Inpeks”, ndërsa në deklaratën e bashkësisë familjare shënon se në përbërje ka edhe bababë e saj.