Gjykata e Gjakoves

Gjakovë, udhër ndëshkimor ndaj ish-nënkryetarit të komunës së Gjakovës

Ish-nënkryetari i komunës së Gjakovës, Ramadan Hotit është dënuar me shumë prej 300 euro.

Gjykatësja Diana Sina, pas kërkesës së Prokurorisë për dhënien e urdhërit ndëshkimor, të akuzuarin Ramadan Hoti e ka dënuar me gjobë në shumë prej 300 euro.

Sipas aktgjykimit, kjo gjobë duhet të paguhet në periudhën prej 15 ditësh.

Në muajin nëntor, ishte shtyrë seanca si shkak i mosprezencës së të akuzuarit në Kosovë.
Ai ka qenë dashur të deklarohej rreth akuzës së Prokurorisë. 

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Bajram Kryeziu, në periudhen kohore 1 mars deri më 31 mars 2019, Ramadan Hoti duke qenë në cilësinë e nënkryetarit të komunës së Gjakovës nuk e ka bërë deklarimin e rregullt të pasurisë në afatin e rregullt ligjor në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë.

Në aktakuzë thuhet se ky obligim ka qenë i paraparë për të gjithë zyrtarët e lartë publik dhe të njëjtit kanë qenë të informuar dhe në dijeni për deklarimin e pasurisë.

Aktakuza është ngritur në muajin shkurt të vitit 2020.