Gjakovë, babai rrah djalin e tij

Një person i komunitetit egjiptian është arrestuar në Gjakovë, i cili pas një konflikti verbal ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të mërkuren rreth orës 20:30.