Driton Çaushi dënohet 14 muaj burgim me kusht për gazin lotësjellës në Kuvend

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Driton Çaushi u dënua me 14 muaj burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Driton Çaushi u dënua nga Gjykata e Prishtinës për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Çaushi u dënua me burgim unik për këto dy vepra penale me 1 vit e 2 muaj burgim me kusht, i cili nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës verifikuese prej 2 vjetësh.

Këtë lajm për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi.

Gjyqtarja Lumnije Krasniqi ndaj Driton Çaushit për veprën penale hedhje e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës u dënua me 1 vit burgim me kusht ndër për veprën pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare u dënua me 3 muaj burgim me kusht, e për këto dy vepra iu dha dënim unik prej 1 viti e 2 muaj burgim me kusht, tha Gashi për KALLXO.com.