Zgjedhja e zyrtarit të PDK-së Rektor i Universitetit të Gjakovës, reagon deputeti i PSD-së

Sot, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” njoftoi për zgjedhjen e Rektorit të ti.

Në këtë postë erdhi Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Artan Nimani.

Ndaj kësaj zgjedhje, ka reaguar deputeti i PSD-së nga Komuna e Gjakovës, Driton Çaushi.

“Sistemi arsimor në Kosovë mund të thuhet lirshëm që gjendet në pikën më të ulët të tij. Kur e bëjmë një konstatim të tillë nuk mund të hamendësojmë për një pjesë të veçantë të tij që kërkon një ndërhyrje. Kjo fushë kërkon një rishikim e reformim rrënjësor e të menjëhershëm. E për këtë duhet mbi të gjitha të ekzistojë vullneti politik”, ka shkruar ai në “Facebook”.

“Zgjedhja sot e Artan Nimanit në pozitën e rektorit të Universitetit “Fehmi Agani”, në Gjakovë, vetëm sa na e dëshmon në mënyrën më brutale këtë domosdoshmëri. Paradoksalisht, nuk jam fare i sigurt cili fakt është më absurd këtu, përzgjedhja që është bërë për pozitën e rektorit apo fakti që ky institucion mban ende statusin e universitetit”, thuhet në reagimin e Çaushit.

https://kallxo.com/njeriu-i-pdk-se-zgjedhet-rektor-i-universitetit-te-gjakoves/?fbclid=IwAR1NkJSjL6jkjVUMyebpZxafPs0eXjzrlGDwPqzynCtGF1h82zwZo5Gks4k

www.kallxo.com