PSD e NISMA e mbështesim kërkesën e rezolutës për marrëveshje mes MAShT-it dhe SBAShK-ut

Driton Çaushi nga Partia Socialdemokrate njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Arsim tha se e mbështesin kërkesën e rezolutës.

Çaushi tha se është e qartë se kjo mosmarrëveshje është çështje inati prandaj shpreson që kjo seancë të kontribuoj që të krijoj një hapësirë dhe emergjencë për ta trajtuar këtë çështje nga ana e SBAShK-ut.

“Duhet një shenjë, një vullnet nga ana e SBAShK-ut për t`u përafruar dhe për të rihapur këtë diskutimin. Nëse ky plan nuk është më i miri i mundshëm unë nuk besoj se kjo është esenca e problemit për mua ka qenë çështje inati”, tha Çaushi

Sipas tij ministria ka qenë dhe vazhdon të jetë e gatshme për një marrëveshje.

Edhe Albulena Balaj Halimaj, nga NISMA dhe anëtare e Komisionit për Arsim tha se i bënë thirrje SBAShK-ut, për ti kompensuar orët shtesë.

“Me që një  vendim nga Gjykata është dal për mos pezullimin e vendimit të ministrit ata ti kompensojmë orët e pastaj pas seancës ne si komision jemi në gjendje të takohemi sërish dhe të diskutojmë me kushtin që këto orë të zëvendësohen”, tha ajo.