Foto: Ilustrim

Arrestohen 2 të dyshuar për vjedhjen e veturës dhe kasafortës me euro

Policia shqiptare ka arritur të arresojë dy të dyshuar për vjedhjen e veturës dhe të kasafortës me një shumë të konsiderueshme eurosh, rast qp ka ndodhur më 29 korrik.

Lidhur me këtë rast, në pranga janë vënë: F. Ll., 36 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Fushë Mëzes/Tiranë (proceduar më parë për “Kalim të paligjshëm të kufirit) dhe E.C., 35 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Po ashtu është shpallur në kërkim E.C., 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 29 korrik 2019, në Babrru i kanë vjedhur në banesë shtetasit B. M., kasafortën me një sasi të konsiderueshme eurosh dhe automjetin e tij.

Në momentin e kapjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 5, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin e vjedhur në pronësi të shtetasit B. M., si dhe një mjet tjetër me të cilin këta shtetas lëviznin.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.