6 të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë- Mitrovicë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë- Mitrovicë.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete civile.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc.

Zëdhënësi ka treguar se lëndime në aksident kanë pësuar gjashtë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mosrespektimi i distancës.