Marrëveshja LDK- AKR | Foto: Facebook

LDK e AKR Bashkë për Balotazhin e Vushtrrisë

Kandidati për kryetar komune nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Tahiri është takuar dje me ish-kandidatin për kreun e Vushtrrisë nga Aleanca Kosova e Re Nasuf Aliun.

Në këtë takim është arritur marrëveshje për bashkëpunim në balotazhin e 19 nëntorit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një fotografie të postuar në Facebook.

“Nëntori i madh, nëntori i kthesave historike! Edhe këtë nëntor në Vushtrri do të bëjmë kthesën e madhe për Qeverisjen e Re, të gjithë bashkë!”, ka shkruar Tahiri po shtë fotografisë ku shihej me kandidatin e AKR-së Nasuf Aliu.

Në Vushtrri, sipas rezultateve të KQZ-së, Xhafer Tahiri i LDK-së është në balotazh me Ferit Idrizin, kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune.

Në zgjedhjet e 22 tetorit Tahiri fitoi 7842 vota, ose 25,64 për qind të votave të atyre që dolën në zgjedhje në Vushtrri.

Ferit Idrizi, kundërkandidati i Tahirit, fitoi 10,184 vota, ose 33,29 për qind.

I treti në zgjedhjet lokale në Vushtrri u rendit Besim Muzaqi i Vetëvendosjes që fitoi 7679 vota, ose 25,10 për qind.

KALLXO.com ka shkruar edhe për marrëveshje tjera balotazhi.