PDK-AAK së Bashku në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje të koalicionit parazgjedhor.

Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për Mitrovicë, në raundin e dytë të zgjedhjeve  do të ketë mbështjetjen e AAK-së

Këtë koalicion e konfirmoi Idrizi duke thënë se marrëveshja do të sjellë të mira në qeverisjen e ardhshme.

“Marrëveshja e sotme për zgjedhjet lokale, e nënshkruar për koalicion me AAK-në, është rikonfirmim i ndryshimit që tashmë është duke ndodhur, për Mitrovicën ndryshe, për më shumë investime, më shumë vende pune e mundësi punësimi, më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe jetë më të mirë të qytetarëve të Mitrovicës në mandatin e ardhshëm”, tha. Valdete Idrizi.

Marrëveshjen e koalicionit për zgjedhje lokale në Mitrovicë, e ka nënshkruar Avni Kastrati dhe  Valdete Idrizi, ndërsa nga ana e AAK-së, marrëveshjen e  nënshkroi kryetari i degës, z. Esat Peci.

Idrizi në balotazhin e 19 nëntorit garon kundër Agim Bahtirit të Aleancës Kosova e Re.