Zvicra fut sërish Kosovën në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë, nga kjo datë aplikohet karantina

Kosova ka hyrë përsëri në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për Zvicrën për shkak të situatës me pandeminë.

Kjo është bërë e ditur nga përditësimet e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).

Në këtë listë është futur edhe Maqedonia e Veriut.

Kjo listë do të hyjë në fuqi më 22 mars 2021.

Si rrjedhojë, të gjithë qytetarë që udhëtojnë për në Zvicër do të detyrohen t’i nënshtrohen karantinimit, përveç testit.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur javëve të fundit.

Aktualisht në Kosovë janë mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19.

Deri më tani në Kosovë mbi 74 mijë persona kanë rezultuar pozitivë me SARS-CoV-2, prej tyre mbi 62 mijë janë shëruar ndërsa mbi 1 mijë kanë vdekur.

Zvicra heq karantinën, por jo edhe ndalesën për kosovarët me viza turistike