Derivatet e naftës, Ilustrim: Pixabay

Zveçan, raportohet se një person u furnizua me derivate dhe iku pa paguar

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës një të dyshuar, për të cilin ka thënë se është furnizuar me derivate në vlerë prej 35 euro dhe ka ikur pa paguar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 1:10 në Zveçan.

Policia njofton se lidhur me rastin e cilësuar si “vjedhje e shërbimeve” janë duke u marrë njësitet kompetente.