Zv/ministrja e sapo emëruar ia huq emrin e Ministrisë

Teuta Sahatqija nga LDK është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sahatqija e ka bërë të ditur vetë lajmin por që e ka ngatërruar dikasterin në të cilin u emërua.

Ajo në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është emëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Diasporë dhe që pret një bashkëpunim të ngushtë me ministren Meliza Haradinaj.

Meliza Haradinaj Stublla është ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Falenderoj Kryeminitrin Hoti, per besimin dhe emrimin Zv.Ministre në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Diasporë. Mirëpres një bashkëpunim të ngushtë me Ministren Meliza Haradinaj Stublla në avancimin e agjendës së politikës së jashtme. Gëzohem që në cilësinë e re do të bashkëpunojë me diplomatët e MPJD e që vazhdon në mënyrë cilësore gjatë viteve”, ka shkruar ajo duke shtuar pastaj përvojën e saj diplomatike.

Ky postim më pas është fshirë nga llogaria e saj.