Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, Foto: ZKM

Zv.kryeministri Bislimi nesër pranon Raportin e Komisionit Europian për Kosovën për vitin 2023

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të presë nesër në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili do t’i dorëzojë Raportin e Komisionit Europian për Kosovën për vitin 2023.

Në njoftim thuhet se të dhënat e raportit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për media që do të mbahet nga Bislimi dhe ambasadori Szunyog pas takimit.

Konferenca është paralajmëruar se do të mbahet nesër në ora 17:30 në ndërtesën e Qeverisë.

Raporti për Vendin është instrumenti kryesor i Bashkimit Europian (BE) përmes të cilit Komisioni Europian (KE) vlerëson rregullisht, çdo vit, përparimin e secilit shteti kandidat dhe kandidat potencial drejt aderimit në BE. Ky raport publikohet çdo vit për secilin shtet që gjendet në procesin e aderimit në BE, përkatësisht nga viti 1998.

Raporti i KE-së për Kosovën vlerëson të arriturat e Kosovës në zbatimin e reformave për aderim në BE në të gjitha fushat në kuadër të Kritereve të Kopenhagës. Vlerësimi fokusohet në zbatimin e obligimeve që parasheh MSA dhe mekanizmat e tjerë të integrimit në BE.

Raportin për vitin 2022 mund ta gjeni në këtë LINK.