Ilustrim

Zubin Potok, në gjendje të dehur dëmton karriget dhe tavolinat e restorantit

Policia e Kosovës njofton se pas marrjes së informatës për një përleshje në një restorant, në mes të disa personave, ka dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Kovaçe në Zubin Potok.

Policia ka intervistuar pronarin e lokalit. I njëjti ka deklaruar se një person tjetër, mysafir në lokal, dyshohet se në gjendje të dehur ka dëmtuar disa tavolina, karrige dhe ka shkaktuar dëme materiale vlera e të cilit sillet në vlerë rreth 800 euro.

Po ashtu, nga policia thuhet se pronari i lokalit i ka shkaktuar atij lëndime të lehta.

I dyshuari i dytë është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt, është liruar.

Rasti është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur më 4 gusht rreth orës 20:25.