Ilustrim

Kapi aparatin e fikjes së zjarrit dhe theu dyer, dritare e karrige në një kolegj privat

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që kishte kapur aparatin për fikje të zjarrit dhe kishe shkaktuar dëme materiale në objektin e një kolegji privat në Koretishtë të Novobërdës.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte thyer xhamat, karrige, dyer e gjithçka që i kishte dalë përpara.

Për shkak të rezistimit ndaj policisë gjatë arrestimit, lëndime ka pësuar një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:50.