Komuna Zvecan

Persona të panjohur hedhin mjete piroteknike në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Një person në Zveçan ka raportuar në Policinë e Kosovës se nga persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur mjete piroteknike në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas raportit policor, si pasojë është dëmtuar dera e hyrjes së shtëpisë.

Policia thotë se në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme.