ZRrE: Nuk ka konkurrencë në tregun e energjisë

Bordi i Rregullatorit të Energjisë në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që kompanisë KESCO të ia vazhdojë obligimin për ofrimin e Shërbimit Publik si Furnizues me Shërbim Universal.

Sipas një njoftimi, vendimi për Obligimin e Shërbimit Publik është marrë fillimisht me 18 janar 2017, me ç’rast është konkluduar se nuk ekziston konkurrencë efektive.

“Përkundër që ZRRE ka licencuar deri më tani 8 subjekte juridike për furnizim me energji elektrike, përveç KESCO-s, subjektet e tjera të licencuara për furnizim me energji elektrike në Kosovë, deri më tani nuk janë duke operuar si furnizues aktiv”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

“Prandaj me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe të parandalimit të abuzimit me pozitën dominuese të furnizimit me energji elektrike, Bordi i ZRRE ka vendosur që t’i vazhdoi KESCO-s obligimin për ofrimin e Shërbimit Publik si Furnizues me Shërbim Universal”.