Protesta e zjarrfikësve para qeverisë, 30.11.2023 Foto: Visar Hasallari/ KALLXO.com

Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë, kërkojnë kushte pune - FOTO

Zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikës dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë.

Madje tha se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje të pranueshme.

“Zjarrfikësit e Kosovës ballafaqohen me një mori çështjesh të pa definuar, pa buxhet të planifikuar dhe pa pajisje personale dhe kolektive. Numër të vogël të zjarrfikëseve që ndikon në punën tonë, mosha mesatare e kështu më radhë. Zjarrfikësit nuk e kanë vendin në protestë, janë themeluar për shpëtimin e jetëve të njeriut dhe në këtë formë nuk e arsyetojnë as themelimin se si është themeluar”- tha ai.

Ai ka treguar se cilat janë specifikisht kërkesat e tyre.

“Askush nuk merr përgjegjësi për punëdhënësin, për krijimin e kushteve të punës dhe për një trajtim të dinjitetshëm Prandaj kërkesat tona janë këto: Të analizohet çështja e rrezikshmërisë dhe të fillojë kompensimi nga shkurti në mënyrë retroaktivë, pagesat e ndërrimeve zë natës, festave e vikendeve”- tha ai.

Në protestë ishin zjarrfikës nga të gjitha komunat e Kosovës. Ata ishin unikë në kërkesat e tyre.