Zjarr në nënstacionin Prishtina 3, KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët që kanë mbetur pa energji elektrike

Nënstacioni elektrik “Prishtina 3” është kapluar nga zjarri dhe si pasojë qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike.

“Njoftohen qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni 110/10 Prishtina 3, që ka ndodhur një avari në nënstacionin Prishtina 3” – njofton KOSTT, më 03.04.2024.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka kërkuar mirëkuptim prej qytetarëve të afektuar, deri në sanimin e avarisë.

Sipas njoftimit, me të marrë lajmin, ekipet relevante të KOSTT-it kanë njoftuar ekipet emergjente të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes.

KOSTT nuk ka dhënë detaje se çfarë e shkaktoi zjarrin apo kur pritet të përmirësohet gjendja.