Zhvillimet në Ukrainë: Fjalët e fundit të ushtarëve ukrainasë para se të bombardoheshin

Një ushtar ukrainas në një ishull të vogël në Detin e Zi nuk u përmbajt kur u kërcënua me bombardim nga një anije luftarake ruse ndërkohë që Moska vazhdonte sulmin e saj në territorin ukrainas.

Sipas një shkëmbimi të supozuar audio, kur rusët iu afruan ishullit të gjarpërinjve, i njohur gjithashtu si ishulli Zmiinyi, oficeri rus dëgjohet duke thënë.

“Kjo është një anije luftarake ushtarake. Kjo është një anije luftarake ushtarake ruse. Unë ju sugjeroj t’i lini armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhje dhe viktima të panevojshme. Përndryshe do të bombardoheni”.

Një ushtar ukrainas i përgjigjet: “Anija luftarake ruse, shko **** vetën tane”.

Këto ishin fjalët e fundit të njohura të dëgjuara nga ishulli.

 

Të 13 mbrojtësit ukrainas u vranë në një bombardim rus të enjten, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Të gjithë rojet kufitare vdiqën heroikisht, por nuk u dorëzuan. Atyre do t’u jepet titulli post-mortuum ‘Hero i Ukrainës’,” tha Zelensky.

Ishulli i gjarpërinjve ndodhet rreth 48 kilometra larg majës jugore të kontinentit të Ukrainës në Detin e Zi në anën veriperëndimore. Është rreth 300 kilometra në perëndim të Krimesë, territori ukrainas të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Ndonëse është vetëm rreth 18 hektarë në madhësi, një raport i vitit të kaluar nga instituti jopartiak i Këshillit Atlantik e quajti atë “çelës për pretendimet territoriale detare të Ukrainës” në Detin e Zi.

Duke e nënvizuar rëndësinë e tij strategjike, Zelensky e zgjodhi atë vitin e kaluar si lokacion për të dhënë një intervistë me mediat ukrainase përpara një samiti në përpjekje për ta anuluar aneksimin e Krimesë nga Rusia, thuhet në raportin e Këshillit Atlantik./CNN