Zhvillimet në Kuvend, Arben Gashi publikon fotgrafi me "Grupin e bashkuar" të LDK-së

Gjatë ditës së sotme është pamundësuar mbajtja e seancës së Kuvendin e Kosovës për shkak të protestës së deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar me goditje në tavolina për të dalë jashtë nga salla plenare zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, duke bërtitur “Jashtë, jashtë, jashtë”.

Arbërie Nagavci pas protestës së deputetëve ka kërkuar 15 minuta pauzë për konsultim me grupet parlamentare.

Për protestën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, duke postuar fotografi nga salla e Kuvendit me deputetët e LDK-së, me mbishkrimin “Grupi i Bashkuar”.

Në fotografi shihet edhe kryeministri Avdullah Hoti me dy gishta të ngritur, simbol i LDK-së.

Deputetët e LVV-së, protestojnë për largimin Driton Selmanajt nga Kuvendi – VIDEO

Ky reagim i LVV-së vjen pasi që ata pretendojnë se Selmanaj e ka fyer deputeten Saranda Bogujevci dhe të gjitha familjet e të pagjeturve me deklaratat e tij në Kuvend dhe në studiot televizive.

Inicohet peticion online për shkarkimin e Driton Selmanajt