Foto: Ilustrim

Zhduket një person në Fushë Kosovë

Një banore e lagjes së 28 në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici së vëllai i saj është zhdukur.

Sipas saj, ai ka dalur nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

Rasti është raportuar në ora 16:00 më 20 maj.