Zgjedhjen e Kryesisë së re në LDK, Naser Rugova e quan turp dhe riciklim

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas zgjedhjes së kryesisë së re të LDK-së.

Rugova përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se LDK-ja kryesi më të dobët nuk ka pasur asnjëherë.

Sipas tij, kryesia është recilkim i pratisë ORA dhe distnacim nga presidenti Rugova.

Ai gjithashtu ka shkruar se zgjedhja e kryesisë së re, është tentim-trasnformim i pratisë në servis të Rinvest.

“Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga Presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it. TURP!”, ka shkruar Naser Rugova.