Zemaj: Po bëjmë çmos të mos rikthehet izolimi, respektojini masat mbrojtëse

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një video-mesazhi ka thënë se normalizimi i jetës së qytetarëve të Kosovës është qëllimi kryesor i punës së tyre në këtë kohë.

Sipas Zemaj coronavirusi është akoma prezent si dhe i ka lutur qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse.

“Ne po punojmë maksimalisht për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Edhe në Kosovë këto ditë kemi shtim të numrit të rasteve me COVID-19 dhe kjo po vjen si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së”, ka thënë ai.

Sipas Zermajt, rreziku është që nëse nuk respektohen masat mbingarkohet sistemi shëndetësor, rëndohet puna e mjekëve dhe e infermierëve.

“Ne dhe Qeveria e Kosovës po bëjmë çmos që të mos ketë rikthim të masave të izolimit. E kemi mbështetur IKSHPK-në  që të shtojë testime në masë, njëherit po angazhohemi që të mundësojmë testime tjera masive. Kjo do të na mundësonte që të kemi nën kontroll situatën pandemike”, ka shtuar ministri mes tjerash.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1,998 raste me coronavirus, 980 janë shëruar dhe kanë vdekur 35 persona.

#Mekujdesteshtuar

#Mekujdesteshtuar??

Publiée par Armend Zemaj sur Samedi 20 juin 2020