Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zemaj kritikon Qeverinë për vdekjet nga COVID-19

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë aktuale për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

“Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ndërsa qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të infektuarve. “, ka shkruar Zemaj.

Zemaj gjithashtu ka përmendur fushatën zgjedhore e cila është duke u zhvilluar për zgjedhjet në Shqipëri.

“Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja”, ka thënë ai.

Qeveritarë të Kosovës dhe zyrtarë të LVV-së në vikend kanë qenë në  fushatë në Shqipëri.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, deputetët Armend Muja, Fatmire Kollqaku, Tinka Kurti, Enver Dugolli, Salih Zyba, Valon Ramadani, Agon Batusha, ishin disa nga figurat e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë publikuar fotografi nga Shqipëria.