Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Zemaj: Gjashtë pacientë me COVID-19 janë në kujdes intensiv

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e Kuvendit tha se e kanë situatën nën kontroll për shkak të coronavirusit.

Ai tregoi për hospitalizimin e pacientëve me COVID-19.

“Në Klinikën Infektive sot janë 102 persona, 2 janë në spitalin e mushkërive, 50 prej tyre kanë me oksigjenoterapi, 6 janë në Intensivë. Ky është lajmi i fundit, që isha present në Infektivë”, tha ministri.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në Kosovë të infektuar me COVID-19 janë 2,268 persona, 1,108 janë shëruar dhe kanë vdekur 38 pacientë.

Sot u testuan 302 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet

.