Coronavirus

Sot u testuan 302 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 302 mostra të marra nga Klinika Infektive sot, 52 prej tyre kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, bëhet e ditur se edhe 39 pacientë janë shëruar, duke e rritur numrin e të shëruarve në 1.108.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.