Zelensky: Trupat ukrainase po shënojnë progres

Të paktën nëntë persona u vranë kur një raketë ruse u përplas në një ndërtesë banimi në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, larg vijës së parë të luftës.

Sipas guvernatorit të provincës Lviv Maksym Kozytskyi, ndër viktimat, më i riu ishte 21 vjeç dhe më i madhi ishte një grua 95-vjeçare.  

Sipas raporteve, SHBA-të janë gati të ofrojnë municione (kasetë bombë) për Ukrainën. Dy zyrtarë amerikanë i thanë Reuters se administrata Biden do ta shpallë një paketë të re ndihme për armët për Ukrainën  duke përfshirë municione thërrmuese.

Organizata “Human Rights Watch” i kërkoi SHBA-së të mos e furnizojë Ukrainën me kaseta bombë dhe i bëri thirrje Moskës dhe Kievit ta ndalojnë përdorimin e armëve të diskutueshme. Transferimi i kasetave bombë në Ukrainë do të shkaktonte në mënyrë të pashmangshme vuajtje afatgjatë për civilët, thotë HRW.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka pranuar në Pragë të enjten se kundërofensiva e Ukrainës ishte “jo e shpejtë”, por shtoi se trupat ukrainase po shënojnë progres.

Zelensky mbërriti në Pragë si pjesë e një shtytjeje diplomatike që Ukraina t’i bashkohet NATO-s dhe të kërkojë aleatët për më shumë armë për reagimin e saj në rritje kundër Rusisë. “Ofensiva nuk është e shpejtë, ky është një fakt. Por megjithatë, ne po përparojmë, nuk po tërhiqemi, si rusët”, u tha Zelensky gazetarëve së bashku me liderin çek Petr Pavel. “Tani ne e kemi iniciativën”.

Administrata e presidentit të SHBA Joe Biden nuk sanksionoi apo mbështeti takimet sekrete që ish-zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së mbajtën me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe rusë të tjerë mbi bisedimet e mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, thanë të enjten Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit. NBC Neës raportoi se ish-zyrtarët amerikanë u takuan me Lavrov në Nju Jork në muajin prill, të cilëve iu bashkua Richard Haass, një ish-diplomat amerikan dhe president në largim i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe dy ish ndihmës të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti ukrainas Zelenskiy do ta vizitojë Turqinë të premten për bisedime me presidentin Recep Tayyip Erdogan mbi marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe zhvillimet në luftën në Ukrainë. Zelenskiy viziton sot Republikën Çeke dhe Bullgarinë.

Shefi i spiunazhit ushtarak të Ukrainës thotë se kërcënimi i një sulmi rus në uzinën e madhe bërthamore të Zaporizhzhia po mijimizohet. Shefi i inteligjencës, Kyrylo Budanov, paralajmëroi se mund të kthehej lehtësisht për sa kohë që objekti mbetej nën okupimin nga forcat e Moskës.

Rumania thuhet se po shqyrton hapjen e një qendre trainimi rajonal për pilotët e avionëve luftarakë F-16, e cila përfundimisht do të jetë në dispozicion të aleatëve dhe partnerëve të saj të NATO-s, përfshirë Ukrainën. Rumania, si një anëtare e BE-së dhe e NATO-s, është nikoqire e një sistemi të mbrojtjes raketore balistike të SHBA-së dhe, që nga viti i kaluar, ka një grup beteje të përhershme të aleancës të vendosur në territorin e saj.

Shefi mercenar rus Yevgeny Prigozhin është kthyer në Rusi, ka thënë presidenti bjellorus, pavarësisht një marrëveshjeje paqeje me Kremlinin, sipas së cilës Prigozhin kishte rënë dakord të transferohej në Bjellorusi. “Sa për Prigozhin, ai është në Shën Petersburg. Nuk është në territorin e Bjellorusisë”, ka deklaruar Alexander Lukashenko./The Guardian