Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës - Foto: Presidenca e Ukrainës

Zelensky thotë se Rusia ka kontrollin e qytetit Bakhmut

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky duket se ka konfirmuar se Rusia ka fituar betejën e gjatë dhe të përgjakshme për qytetin e Bakhmut, raporton BBC.

I pyetur të dielën nëse Ukraina kishte kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Zelensky tha: “Unë mendoj se jo”.

Qyteti ishte shkatërruar, tha ai. Udhëheqësi i grupit paraushtarak rus Wagner tha në një video të shtunën se forcat e tij kishin pushtuar qytetin – një pretendim që zyrtarët ukrainas fillimisht e mohuan.

Analistët thonë se Bakhmut ka pak vlerë strategjike për Moskën, por kapja e tij është një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë të luftës së Ukrainës deri më tani.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë midis 20,000 dhe 30,000 trupa ruse janë vrarë ose plagosur në Bakhmut, ndërsa ushtria e Ukrainës ka paguar gjithashtu një çmim të rëndë.

Zelensky u pyet për Bakhmut në takimin e vendeve të G7 në Hiroshima, ku ai u bashkua me negociatat kryesore.

“Duhet të kuptoni se nuk ka asgjë”, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

“Për sot, Bakhmut është vetëm në zemrat tona.”