Zafir Berisha, ish deputet i NISMA-s. Foto: Facebook

Zafir Berisha: Serbët janë të manipuluar

Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Zafir Berisha serbët e Kosovës, vazhdojnë të jenë populli më i manipuluar në rajon.

Berisha ka shkruar në facebook se dikur manipuloi Millosheviqi për llogari të ambicieve të sëmura që kishte me vizita e fjalime në Gazimestan.

“Të njëjtën gjë po e bënë edhe Vuçiqi me vizitën e sotme në veri të Kosovës. Emëruesi i përbashkët i këtyre vizitave është që serbët përdoren “mishë për topa” nga liderët e tyre manipulues për të qëndruar sa më gjatë në pushtetin e Beogradit.  A ka kush që ju tregon serbëve të Kosovës që keni mbetur popullata më naive në Kosovë”, ka shkruar ai.