Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhelal Sveçla shkarkon drejtorin e Agjencisë së Regjistrimit Civil

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme në emisionin #KALLXOPernime ka konfirmuar se Bekim Hoxha është shkarkuar nga pozita e kryeshefit të Agjencisë së Regjistrimit Civil.

“Po iu ka ndërpre marrëdhënia e punës”, ka deklaruar Sveçla.

Tutje, Ministri Sveçla ka thënë se një qasje ma ndryshe do të sjell shërbime më të mira për qytetarët.

“Agjencia e Regjistrimit Civil ka pas problem të theksuara të njohura për publikun, mendoj që ka pas dështime në këtë agjenci dhe po ashtu kontrata këtij personi i ka skaduar qysh më herët, ka qenë ushtrues detyre dhe unë besoj një qasje më ndryshe, do të sjellë shërbime më të mira për qytetarët”, ka thënë Sveçla në #KALLXOPernime.