Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë: Më kanë ardhur në shtëpi familjarët e sulmuesve

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, ka njoftuar se pas vrasjes së nipit të tij, në shtëpi i kanë shkuar familjarë të sulmuesve.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, xhaxhai i të ndjerit kërkon drejtësi nga organet përkatëse.

“Në momentin kur janë rrokë te berberi, aty kishte qenë edhe një polic. E kam pyetur a ka reaguar, më ka thënë nuk ka reaguar. Gjyshi i njërit prej tyre më ka ardhur pas 2 dite në shtëpi, a më pranon, i kam thënë po se shqiptarë jemi. Të rinjtë tha nuk po din, edhe i joni tha është i therur. I thashë nuk është e vërtetë, nuk është bash qashtu, faktet tregojnë krejt tjetër gjë. Kur i ka parë kamerat, atëherë u bind. Më tha me pasë ditë, nuk kisha ardhë”.

“Tjetri babai i sulmuesit ma ka dërguar një njeri tjetër, ka thënë nëse ka nevojë me dërgu jashtë shtetit për ta mjekuar, e dërgojmë me harxhimet e mia. I kam thënë faleminderit, nuk kam nevojë, ma ke mbytur po ta shnoshi, s’kam nevojë. Nga shteti kërkoj drejtësi, kanë gjetur thika apo jo, nipi i ndjerë nuk flet. Unë nuk e di e kujt ka qenë. Djali nuk ka qenë problem. Kush e ka njohur fjalë të keqe për të nuk ka” – tha ai.

Po ashtu, Fejzullahu theksoi se kafiteria e njërit prej sulmuesve, pavarësisht rastit, vazhdon të punojë.

“Kur kam ardhur për Prishtinë e kam parë hapur… Kërkoj drejtësi nga shteti”./Dukagjini