Xhaferi: Bashkëpunimi me BE-në, NATO-n dhe ShBA-të do të jetë prioritet i Qeverisë time

Mandatari për të formuar Qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se prioritet për Qeverinë e tij do të jetë bashkëpunimi me BE-në, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Xhaferi mbajti një fjalim para deputetëve në Kuvend, në seancën në të cilën pritet ai të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Bashkëpunimi me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të do të jetë gjithashtu prioritet për mua dhe qeverinë timeUnë do të vazhdojë programin e qeverisë së kaluar duke realizuar prioritetet e qytetarëve dhe të qeverisë. Për të ecur drejt rrugës së BE-së ne do të bëjmë hapat e duhura dhe të sigurta që i takon një shteti serioz” – tha Xhaferi.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti garoi me sloganin “Për kryeministrin e parë shqiptar”, ndërsa kandidat të saj kishte juristin dhe ish-politikanin Naser Ziberi.

Meqë zgjedhjet ishin fituar nga Lidhja Social Demokrate, kryeministër ishte zgjedhur Zoran Zaev, që atëkohë drejtonte LSDM-në.

Por, për të përmbushur premtimin e BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti në marrëveshjen për bashkëqeverisje ishin pajtuar që në 100 ditët e fundit të punës së Qeverisë, kryeministër të caktohet një kandidat i propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Filloi seanca për zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër