Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhafer Tahiri tregon për mungesën e logopedëve në shkollat e Vushtrrisë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sonte në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës në pyetjen e Albiona Isës nga organizata joqeveritare “Access” për mungesën e logopedëve dhe psikologëve në shkolla ka thënë se këtë vit kanë mundësi të angazhojnë vetëm pedagogë.

Tahiri ka akuzuar pushtetin e mëparshëm në Vushtrri për punësime partiake në shkolla.

“Këtë vit do të angazhohen pedagogët nëpër shkolla dhe kemi gjetur shkolla me nga 5 kurirë,  militantë partiakë dhe kemi vendosë që të mos punësojmë më staf teknik por të punësojmë logopedë dhe pedagogë, secili fëmijë që ka nevojë të shkojë te logopedi, komuna i subvencion nga 300 deri në 500 euro. Çdo fëmijë që ka ardhë me nevoja të veçanta për të kërkuar një gjë të tillë e kemi ndihmuar”, tha ai.

Komuna e Vushtrrisë për 12 vite radhazi ishte  qeverisur nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa kryetari Xhafer Tahiri është në mandatin e tij të parë.