Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Foto: KALLXO.com

Xhafer Tahiri kallxon se sa para i shpenzoi gjatë kësaj jave

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri po vazhdon të bëjë publike shpenzimet për çdo javë që nga marrja e mandatit.

Tahiri ka njoftuar se që nga data 14 deri më datë 18 maj ka shpenzuar 134 euro e 50 cent.

“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 14 deri më 18 qershor 2021, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bënë të ditur se vazhdimisht të gjitha shpenzimet e Zyrës së Kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.