VV e mund LDK-në edhe në votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta në Prishtinë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Deri më tani janë numëruar mbi 19 mijë vota nga 27 mijë sa janë në total nga dy kategoritë, me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Prishtina është komuna në të cilën ka më së shumti vota nga këto dy kategori.

E në ndërrimin e dytë numërimeve, në dhjetë tavolina, rezultati flet për një numër më të madh të votave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga dhjetë tavolinat e numëruar në ndërrimin e dytë, partia e Albin Kurtit në kryeqytet ka grumbulluar 799 vota.

Partia e dytë nga numërimi i ndërrimit të dytë del të jetë LDK me 473 vota.

PDK deri në më tani në Prishtinë nga votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta i ka marr 378 vota.

Koalicioni AAK-PSD në Prishtinë nuk ka marr me shumë se 217 vota nga ndërrimi i dytë i numërimit në QNR, ndonëse me kryeqytetin udhëheq i pari i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Nisma Socialdemokrate-AKR-PD në kryeqytet deri më tani i ka marrë 108 vota.

Këto rezultate janë vetëm nga ndërrimi i dytë i numërimeve në QNR.