Vushtrri, nxënësit me kushte të rënda do të pajisen me laptop ose tablet

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka njoftuar për një iniciativë, përmes së cilës nxënësit vushtrrias me kushte të rënda ekonomike për mësim online do të pajisen me laptop ose tablet.

“Sot kemi filluar një inicativë që të pajisim me laptop/tablet për mësim online nxënësit vushtrrias me kushte të rënda ekonomike”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri tutje ka sqaruar se aktualisht 236 nxënës kanë nevojë për këto pajisje.

Kryetari e ka konsideruar pozitive dhe inspiruese përgjigjen nga bizneset e Vushtrrisë.

“Unë besoj që ditët në vijim ne do të arrijmë që secilit nxënës që ka nevojë të ja sigurojmë 1 laptop/tablet për mësimin online. Edhe kompanitë e internetit do të obligohen të dërgojnë rrjetin në çdo lagje e shtëpi të fshatrave të Vushtrrisë”, ka shtuar ai.