Vushtrri, donatorët dhuruan sot edhe 29 laptopë për fëmijët në nevojë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se kompania “German Color” ka dhuruar 14 laptopë për fëmijët në gjendje të rëndë  ekonomike në mënyrë që edhe ata të mund të ndjekin mësimin në distancë.

“Në vazhdën e përpjekjeve tona për të ndihmuar nxënësit që u mungojnë pajisje teknologjike për realizimin e mësimit në distancë, sot iniciativës sonë iu bashkua edhe kompania “German Color” me 14 laptopë”, thuhet në njoftimin e kryetarit Tahiri.

Po ashtu, 15 laptopë sot i ka dhuruar edhe pronari i “Urban Group” dhe “Beni Shop” Agim Maloku.

Kryetari i Vushtrrisë ka falenderuar donatorët për solidaritetin e treguar.

Ditë më parë, pajisje teknologjike kanë dhuruar edhe donatorë të tjerë, sikur “Vipa Chips” dhe “Pestova”, të cilat kanë dhuruar 30 laptopë të rinj.

Sipas krytarit Tahiri, kontribut të ngjashëm ka dhënë edhe kompania “ BINNI”, e cila më 2 maj ka sjellë 27 laptopë për nxënës për të ndjekur mësimin online.