(Ilustrim) - Vushtrria - Foto: KALLXO.com

Vushtrri, djali sulmon babain

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar babanë e tij, njofton Policia e Kosovë.

Përveç sulmit fizik, Policia ka njoftuar se i dyshuari i ka dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë pronë e babit të tij.

Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.