Ilustrim

Vushtrri, arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga gjykata

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Vushtrri i cili kërkohej me urdhëresë nga Gjykata.

Sipas njoftimit të Policisë, 23 vjeçari H.S., kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata kompetente për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej një viti.