Vushtrri, 5 të lënduar në aksidentin mes katër veturave

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në zonën e Vushtrrisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në aksident janë përfshirë katër vetura.

Në ora 19:17, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë,  përkatësisht në segmentin rrugor zona – Vushtrri. Në aksident janë përfshirë katër vetura. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”- ka njoftuar ai.