Foto: KALLXO.com

Vrasja në Prishtinë, Policia bastis banesën e të dyshuarit

Një person është vrarë me armë zjarri sot rreth orës 12:00 në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari e ka qëlluar me armë nga prapa viktimën. Të dy gjendeshin në veturë.

Pas hetimeve, Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe ka kryer një bastisje në banesën ku banonte ai, por nuk e ka gjetur.

Rreth 100-150 metra larg vendit të krimit, Policia ka gjetur armën e cila besohet se u përdor për vrasje.