Pamje nga Kijeva

Vrasja në Malishevë, dyshohet se nipi vrau xhaxhain e tij për pronë

Sot është vrarë një person në Kijevë të Malishevës. Në një prononcim për KALLXO.com, shefi i hetimeve në Stacionit policor në Malishevë, Toger Zenel Halitaj, ka thënë se në bazë të hetimeve fillestare dyshimet e para tregojnë se vrasja e viktimës në Malishevë erdhi si pasojë e një problemi pronësor që ishte në mes të dyshuarit dhe viktimës.

Një 35-vjeçar nga fshati Kijevë i Malishevës po dyshohet se ka vrarë xhaxhain e tij.

Halitaj ka treguar se për vrasjen e këtij të fundit është përdorur një armë zjarri, e cila është gjetur në vend ngjarje dhe është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë edhe me familjarët e viktimës, mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar që të prononcohen para kamerës dhe kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë informatë se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Ndaj të dyshuarit, sipas informatave të KALLXO.com, tashmë është vendosur masa e ndalimit prej 48-orëve.

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e xhaxhait në Malishevë