Foto: KALLXO.com

Vrasja e plagosjet në Mitrovicë, dyshohet se ndodhen pas një kacafytje

Një person ka mbetur i vrarë ndërsa dy të tjerë janë plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur para pak minutave në Mitrovicë.

Ngjarja sic mëson KALLXO.com ka ndodhur në një lokal të ushqimit të shpejtë në Mitrovicë, ndërsa të shtënat me armë rrodhën pas një kacafytjeje mes disa personave.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës. Të deri më tani nuk kanë konfirmuar asgjë nga rastin ndërsa nuk i janë përgjigjur as telefonatave.

Të shtëna armësh në Mitrovicë, dyshohet për të vrarë e të plagosur