Vrasja e gruas në Pejë, Forumi për Gratë Paqen dhe Sigurinë nis punimet me një minutë heshtje

Dita e dytë e Forumit ndërkombëtarë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka nisur punimet me një minutë heshtje, pasi një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë, më 16.04.2024.

Edmond Lajçi është i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij. KALLXO.com mëson se çifti janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa deri më tash ende nuk dihet cilat ishin motivet që shtynë të dyshuarin ta kryejë aktin e vrasjes brenda banesës së tyre.

Këshilltari i Presidentes, Vjosa Osmani, Rinor Nuhiu në hapje të Forumit WPS, ka ftuar të gjithë të pranishmit të mbajnë një minutë heshtje.

“Për të bërë thirrje që këto vrasje të ndalen njëherë e përgjithmonë dhe si apel për mobilizim të gjithëmbarshëm, me qëllim të parandalimit të këtyre tragjedive që tashmë janë shndërruar në pandemi, ju lutem të mbajmë një minutë heshtje”- ka dekalruar Nuhiu.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar.

“Prokurori është në vend të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML me urdhër të prokurorit, personi është arrestuar, iu ka sekuestruar arma”- tha Nikçi për KALLXO.com.

Vrasja e gruas në Pejë, bashkëshorti i saj dorëzohet në Polici