Vrasja e 22-vjeçarit në Lipjan, arrestohet një i dyshuar

Është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e një 22-vjeçari në Lipjan.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës që kanë thënë se gjatë ditës së djeshme kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja kishte ndodhur më 5 gusht 2022, pak para mesnatës në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në këtë qytet.

Në rast të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, përderisa Policia kishte njoftuar se dy të dyshuarit që kishin qëlluar me armë zjarri tre viktima, ishin larguar në drejtim të panjohur.

Për këtë ngjarje, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj kishte thënë më 9 gusht 2022 se janë në kërkim të personave të dyshuar.

“Ende janë në kërkim të tyre” – pati thënë Ulaj për KALLXO.com.

Të dyshuarit për vrasjen në Lipjan ende në arrati