Ilustrim

Të dyshuarit për vrasjen në Lipjan ende në arrati

Vrasja që tronditi Lipjanin javën e kaluar po e mbanë Policinë e Kosovës ende në gjurmim të të dyshuarve.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore Laureta Ulaj, ka thënë se janë në kërkim të personave të cilët janë në arrati nga vrasja e cila ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan.

“Ende janë në kërkim të tyre” – tha Ulaj për KALLXO.com.

Më 6 gusht një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Sipas policisë, pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktimat ishin dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka vdekur.

Policia jep detaje për vrasjen në Lipjan