Ilustrim

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, i ndalohet vozitja për një vjet motoçiklistit në Gjakovë

Një motoçiklist në Gjakovë është gjobitur me 500 euro nga Policia e Kosovës, i është ndaluar vozitja për një vit, si dhe i janë shtuar pesë pikë negative, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë gjatë vozitjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti gjatë vozitjes në rrugën ‘Gaspër Karaqi’ në Gjakovë, në segmentin e rrugës ku shpejtësisë maksimale ka qenë 50 km/h, ai ka drejtuar motoçikletën me shpejtësi prej 111 km/h.

“Përveç gjobës, atij ju është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe pesë (5) pikë negative” – ka bërë të ditur Policia e Kosovës.