Rrugës në hyrje të Kllokotit | Foto nga KALLXO.com

Vozitësi në Viti humb kontrollin, përfundon jashtë rrugës

Në fshatin Kllokot të komunës së Vitisë është raportuar për një automjet i cili përfundoi jashtë rruge.

Sipas raportit policor, humbja e kontrollit të makinës kishte ardhur nga pakujdesia e vozitësit.

Në raport tutje thuhet se lëndime trupore ka pësuar vozitësi dhe një pasagjer të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:35 të mëngjesit.